Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett, ka zhvilluar sot një takim me kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i cili pritet të jetë dhe Kryeministri i ri i Kosovës.

Kosnett në një njoftim në medisat sociale, Kosnett shprehet se në takim është diskutuar për prioritetet e përbashkëta Kosovë-SHBA.

Ne mbesim të përkushtuar për ta ndihmuar qeverinë e re që të ketë sukses dhe të përparojë si një partner i barabartë në Evropë dhe me bashkësinë ndërkombëtare”, shkruan Kosnett.

Më tej ambasadori shton se “diskutimet e sotme ishin me fokus në investimet në energji dhe diversifikimin, përfshirë opsionet e qëndrueshme dhe të rinovueshme që do ta çonin Kosovën në të ardhmen drejt rritjes ekonomike”.

Takimi mes Kosnett dhe Kurtit është i disati që zhvillohet pas zgjedhjeve të 14 Shkurtit në Kosovë./tvklan.al