Ambasadori i Kinës në Izrael është gjetur i vdekur brenda banesës së tij në një lagje në periferi të Tel Aviv. Lajmi është bërë i ditur nga mediat izraelite.

Ambasadori Du Wei 58 vjeç i gjet i pajetë i shtrirë në shtrat, ndërsa shkaku i vdekjes nuk dihet ende.

58-vjeçari ishte emëruar ambasador i Kinës në Izrael në muajin Shkurt të këtij viti. Më parë kishte shërbyer si ambasador i Kinës në Ukrainë.

Du Wei ishte i martuar dhe kishte një djalë, por familja e tij nuk jetonte më të në Tel Aviv. /tvklan.al