Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Zhvillimi pa incidente i mitingut të djeshëm të Sali Berishës në Vlorë, ka marrë sotë vlerësimin maksimal nga ambasadori amerikan ne Shqipëri Zhozef Limpreht. Jam i kënaqur të vërej ka deklaruar Limpreht që të gjitha palët u përmbajtën nga veprimet provokuese që mund të kishin përfunduar në trazira.

Numri një i diplomacisë amerikane në Shqipëri ka shprehur përgëzimet për ministrinë e Rendit dhe qeverinë, për veprimet e tyre për sigurimin në mbajtjen e fjalimit të Berishës në Vlorë. Sipas tij është detyrë e policisë në një demokraci të ofroj sigurinë për takime paqësore publike dhe për të garantuar jetën e pjesmarrësve.

Kjo veprimtari ka nënvizuar Limpreht i tregon komunitetit ndërkombëtar se Shqipëria po bën përparime të qëndrueshme në rrugën e krijimit të një shoqërie civile. Shpresoj se termat e debatit politik do të mund të zhvillohen nëpëmjet një dialogu që përqëndrohet mbi çështjet dhe jo mbi fyerjet. Përfundon deklarata e ambasadorit amerikan në Shqipëri Zhozef Limpreht./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego