Ardi Veliu: Hetim për këdo  që është subjekt i Operacionit Forca e Ligjit

Ambasadori i delegacionit të Bashkimit Europian në vendin tonë, Luigi Soreca ka thënë se Operacioni Forca e Ligjit duhet të ndjekë paratë për të goditur krimin e organizuar.

I pyetur nga gazetarët lidhur me aksionet e OFL-së, Soreca deklaroi se Bashkimi Europian po monitoron mënyrën e zbatimit të këtij akti normativ.

Po më pyesni sikur të jem prokuror apo sikur në krye të Operacionit Forca e Ligjit. Ajo që mund të them është që ky ligj i posaçëm aplikon parimin që është parimi i ndjekjes së parasë. Ndërsa ligji është i qartë në lidhje me subjektet e tij për ata që janë dënuar për krime të tilla ose që janë nën hetim për krim të organizuar. Dhe më lejoni të them që për ne ajo që është vërtetë e rëndësishme është mënyra se si do të zbatohet ligji. Ne po e monitorojmë nga afër zbatimin e këtij ligji. Është e rëndësishme që ligji të zbatohet në mënyrë të tillë që të jetë në përputhje të plotë dhe me të drejtat e njeriut”, theksoi ambasadori Soreca.

Ndërsa drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, u shpreh se do të hetohen të gjithë ata persona që janë subjekt i OFL-së.

“Akti normativ ka vetëm 5 ditë që shtë duke u implementuar. Ju garantoj se çdo individ i cili është subjekt i këtij ligji do të jetë pjesë e hetimeve. OFL do të respektojë të gjitha detyrimet që janë përcaktuar në këtë akt normativ”,  u shpreh Veliu.

Luigi Soreca dhe Ardi Veliu kanë qenë ditën e sotme në pikën kufitare të Kakavijes në Gjirokastër për të monitoruar bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit dhe FRONTEX.

Lidhur me këtë bashkëpunim, ambasadori Soreca theksoi se janë përmbushur 3 objektivat e përcaktuar.

“Objektivat e këtij operacioni të përbashkët janë tre:

-Kontrolli i emigracioni të parregullt.

-Goditjen e krimit të organizuar ndërkufitar me të gjithë kriminelët që përpiqen të shfrytëzojnë këto mundësi.

-Përdorimi i mëtejshëm i bashkëpunimit ndërmjet Shqipërisë dhe BE.

Për të treja këto objektiva kemi pasur lajme shumë të mira. Në lidhje me objektivin e parë, në vitin 2019 këtu është dyfishuar numri i emigrantëve të parregullt që janë kapur. Ka qenë 5 mijë dhe është dyfishuar në mbi 10 mijë të kapur në vitin 2019. Sa i përket objektivit të dytë, gjatë vitit 2019 është 4-fishuar numri i personave të arrestuar në lidhje me këto lloj krimesh”, u shpreha ambasadori i BE. /tvklan.al