Zgjedhjet e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi janë përshëndetur nga ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Luigi Soreca.

Nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Twitter”, ambasadori i BE-së shkruan se ky është një hap i rëndësishëm për reformën në drejtësi.

“Sot, Kuvendi ka zgjedhur anëtarët e KED. Ky është një hap i rëndësishëm për zbatimin e Reformës në Drejtësi. Ne po presim me padurim javën e ardhshme kur Asambleja e Përgjithshme e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve do të takohet për të ngritur KLP dhe KLGJ”,

shkruan ambasadori

./tvklan.al