Në një intervistë ndryshe për emisionin “Opinion” në Tv Klan, ambasadorja e SHBA në vendin tonë, Yuri Kim ka treguar për gazetarin Blendi Fevziu historinë e jetës së saj, si nisi karrierën dhe misionin diplomatik që po zhvillon në Shqipëri.

Gjatë intervistës të realizuar në rezidencën amerikane në periferi të Tiranës, ambasadorja Kim ka treguar se cila është ngjashmëria mes Shqipërisë dhe Koresë, vendi i origjinës së saj.

Blendi Fevziu: Ju keni lindur në Kore, keni lindur koreane…

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu:…dhe pastaj u transferuat me familjen në Guam, një territor amerikan.

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu: Ka ngjashmëri midis Shqipërisë dhe Koresë, keni gjetur ndonjë të tillë në Shqipëri? Janë kaq larg…

Ambasadorja Kim: Shumë larg… Koreanët dhe shqiptarët nuk veshin këpucë brenda në shtëpi, ndaj ndihem sikur kemi diçka shumë domethënëse të përbashkët.

Blendi Fevziu: Shumë interesante.

Ambasadorja Kim: Familja ka rëndësi, tradita ka rëndësi, nga vjen ka rëndësi. Marrëdhëniet janë me rëndësi.

Blendi Fevziu: Në ç’moshë u larguat nga Koreja për në Guam?

Ambasadorja Kim: Ika kur isha 3 vjeç por kthehesha çdo verë për të shkuar tek gjyshërit dhe të afërmit.

Blendi Fevziu: Si ishte jeta e një vajze në Guam, një ishull shumë i largët nga kudo.

Ambasadorja Kim: Po, mendoj për cilindo …

Blendi Fevziu: Jam i sigurt, shumica e shqiptarëve nuk e dinë ku bie Guam. Edhe për ne, është në mes të vëmendjes prej historisë midis Kim Jong Un dhe amerikanëve dhe raketave.

Ambasadorja Kim: Është në mes të asgjësë. Është në mes të Paqësorit por mendoj edhe që është në mes të botës.

Blendi Fevziu: Po, qendra e botës është aty ku jetojnë njerëzit.

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Si u larguat nga Guami për në SHBA? Si e filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Kur shkova në universitet. Shkova në Universitetin e Pensilvanisë, studiova shkenca politike dhe kur mbarova atje, doja të shkoja diku ndryshe dhe shkova në Universitetin e Kembrixhit, në Angli.

Blendi Fevziu: Në Angli.

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Për sa kohë?

Ambasadorja Kim: Për vetëm një vit.

Blendi Fevziu: Një vit. Dhe pastaj filluat diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Pastaj u ktheva dhe po kërkoja punë.

Blendi Fevziu: Ishte rastësi apo e donit diplomacinë?

Ambasadorja Kim: Jo, koincidencë. U ktheva në Uashington dhe e dija që doja të bëja diçka në shërbimin publik. Nuk doja t’i hyja biznesit.

Blendi Fevziu: Donit të hynit në shërbimin publik.

Ambasadorja Kim: Po, patjetër.

Blendi Fevziu: Është me rëndësi, i vështirë …

Ambasadorja Kim: Po…

Blendi Fevziu:…dhe është detyrë.

Ambasadorja Kim: Po. Isha duke parë vende të ndryshme pune dhe teksa kërkoja, qëlloi që pashë broshurën e Departamentit të Shtetit për Shërbimin e Jashtëm. Dhe, ka një provim prove, pas broshurës. Dhe, teksa prisja, po e shihja dhe mendova – duket argëtuese. U regjistrova për provimin dhe kalova çdo fazë dhe kështu u bëra diplomate dhe ndihem me shumë fat. /tvklan.al