Reforma në Drejtësi ka vënë këto ditë sërish në lëvizje Ambasadën Amerikane në Tiranë.

Ambasadorja Yuri Kim po zhvillon një takim në këto momente në Partine Demokratike me kryetarin Lulzim Basha.

Para takimit, ambasada publikoi një mesazh, në të cilin thotë se Shtetet e Bashkuara mbeten vendosmërisht të përkushtuara ndaj reformës në drejtësi, e cila është kërkesë e popullit shqiptar.

“Reforma është e dhimbshme, e ngadaltë dhe e papërsosur por është e nevojshme. Reforma në drejtësi po ecën përpara dhe duhet të vazhdojë, në mënyrë që Shqipëria të bëhet anëtare e plotë e familjes europiane.

Ne nuk duhet të humbasim përqëndrimin, ne nuk duhet të çorientohemi – synimi është i qartë, populli shqiptar foli dhe reforma në drejtësi duhet të ecë përpara, hap pas hapi”, thuhet në mesazh.

Tv Klan