Nuk jepen detaje nga biseda mes tyre

Debatet e fundit për ndryshimet kushtetuese duket se kanë vënë sërish në lëvizje ambasadoren amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

Ajo ka qëndruar paraditen e sotme për rreth 1 orë në zyrën e Presidentit të Republikës Ilir Meta.

As ambasada dhe as Presidenca nuk kanë bërë komente për takimin. Një ditë më parë Kim zhvilloi një takim edhe me Kryeministrin Edi Rama.

Sipas selisë diplomatike në fokus të takimit ishin çështje që lidheshin me miratimin në Kuvend të marrëveshjes së 5 Qershorit.

Tv Klan