Ambasadorja e delegacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann është takuar ditën e sotme me drejtuesin e SPAK, Altin Dumani.

Takimi është njoftuar zyrtarisht nga zyra e delegacionit të BE.

Bisedë e mirë me Kryeprokurorin e ri të SPAK, Z. Altin Dumani. BE mbështet plotësisht një SPAK të pavarur dhe efektiv. Lufta kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar mbetet çështje kyçe për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE”, shprehet ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann. /tvklan.al