Darka e iftarit e shtruar në Shtëpinë e Bardhë i ka shërbyer ambasadores së Kosovës Vlora Çitaku të kërkojë nga Presidenti Trump përfshirje me të drejtpërdrejtë të SHBA në dialogun me Serbinë. Çitaku i ka treguar Presidentit Trump se në shtetin e Kosovës, ka kulturë tolerance dhe harmoni ndërmjet feve te ndryshme. Vetë Trump e quajti “privilegj te madh” të mirëpriste ambasadorët nga vendet me shumicë myslimane në Shtëpinë e Bardhë në këtë darkë iftari që shënonte fundin e agjërimit të një dite nga myslimanët gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Ramazani është një kohë e dashurisë, dhënies dhe shërbimit ndaj bashkëqytetarëve, një kohe në të cilën ndjehemi më afër si familje dhe komunitete.Kjo merr rëndësi të veçante në një “periudhë shumë të ashpër” për njerëzit e besimeve të ndryshme në javët e fundit me sulme vdekjeprurëse ndaj myslimanëve, të krishterëve dhe hebrenjve në Zelandën e Re, Sri Lanka dhe Shtetet e Bashkuara. Ne vendosëm të mposhtim të këqijat e terrorizmit dhe persekutimin fetar në mënyrë që të gjithë njerëzit të adhurojnë pa frikë, të luten pa rrezik dhe të jetojnë me besimin që rrjedh nga zemra e tyre”.

Trump realizoi një darkë të iftarit edhe vitin e kaluar, por nuk e bëri këtë gjatë vitit të parë në detyrë, duke thyer një traditë të filluar nga administrata e Klintonit dhe mbajtur përmes administratave të Bushit dhe Obamës. Në lidhje me Kosovën Presidenti amerikan ka nxitur Presidentët Thaçi e Vuçiç që të gjejnë një marrëveshje brenda vitit 2019 që do të shpallej në një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë.

Klan Plus