Ambasadorja e SHBA Yuri Kim deklaron publikisht se ambasada amerikane i ka dhënë informacione Prokurorisë së Përgjithshme për Tom Doshin. Këtë deklaratë ajo e bëri në emisionin Opinion në Tv Klan përballë gazetarit Blendi Fevziu, ku deklaroi se informacionet për Doshin dërguar Prokurorisë janë dhënë përpara zgjedhjeve.

Kujtojmë se ambasadorja Yuri Kim ka kërkuar disa herë mosfutjen në Parlament të Tom Doshit. Ky i fundit, në zgjedhjet e 25 Prillit, fitoi mandatin e deputetit por e dorëzoi. Po kështu, ai hoqi dorë edhe nga mandati aktual i deputetit. Ndërsa partia e tij, PSD, ka fituar 3 mandatë deputetësh në këto zgjedhje.

Blendi Fevziu: A mendoni se largimi i Tom Doshit nga parlamenti ka qenë rezultat i deklaratave tuaja?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është rezultat i shumë kërkesave nga publiku në fakt, por sigurisht, edhe pozicioni ynë si Shtetet e Bashkuara ka qenë shumë i qartë.

Blendi Fevziu: Prokuroria e Përgjithshme ju ka kërkuar informacion për Doshin dhe përfshirjet e tij. E keni dërguar këtë informacion atje?

Ambasadorja Kim: Po, e kemi furnizuar atë informacion.

Blendi Fevziu: Përpara zgjedhjeve?

Ambasadorja Kim: Po.

Blendi Fevziu: Dhe a kishte reagim nga Prokuroria e Përgjithshme?

Ambasadorja Kim: Mendoj se janë duke e parë. Mendoj se një nga çështjet është që, për këto raste përcaktimesh nga SHBA, një pjesë ose shumë mund të bazohet në informacion të klasifikuar, të cilin nuk mundemi ta ndajmë me të tjerë. /tvklan.al