Takim 40 minuta me kreun e opozitës një ditë para zgjedhjeve

Një ditë përpara mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, ambasadorja amerikane, Yuri Kim është takuar me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Nuk bëhen të ditura detaje rrëth këtij takimi që ka zgjatur afro 40 minuta, por mendohet se ngjarjet e ditëve të fundit, si dhe zgjedhjet e së dielës kanë qënë në fokur të bisedës mes tyre.

Ky takim i ambasadores Kim me kryetarin e opozitës Lulzim Basha vjen një ditë pas atij me Presidentin Ilir Meta dhe deklaratës së kreut të shtetit ku i kërkoi diplomates amerikane të mos ndërhyjë në mënyrë të njëanshme në punët e Shqipërisë.

Tv Klan