“SHBA mbështet punën e prokurorëve”

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar një takim paraditen e së enjtes në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion dhe Krimit të Organizuar.

Takimi ka zgjatur më shumë se 1 orë, ndërsa përveç kreut të SPAK, Arben Kraja, të pranishëm kanë qenë edhe prokurorët e tjerë të strukturës së posaçme antikorrupsion dhe kundër krimit të organizuar.

Mësohet se ambasadorja u ka shprehur mbështetje strukturës së sapo formuar, ndërsa mësohet se ka kërkuar rezultate nga puna e tyre.

Një ditë më parë, diplomatja amerikane u takua me kryeprokurorin Olsian Çela, teksa i ka ofruar ndihmën e SHBA për zbatimin e Reformës në Drejtësi.

Tv Klan