Ambasadorja gjermane në Tiranë, Susanne Schutz, thë të mërkurën se dorëzimi i mandateve të deputetëve është një rrugë e gabuar.

Jam e bindur se bojkoti i parlamentit apo dorëzimi i mandateve janë një rrugë e gabuar. Gjithsesi çdo deputet e merr këtë vendim në mënyrë individuale dhe mban përgjegjësi për këtë para së gjithash përpara zgjedhësve të vet.

Schutz po ashtu tha se dhuna në protestën e nesërme është e papranueshme dhe shtoi se edhe organizatorët mbajnë përgjegjësi që situata të mos përshkallëzohet.

Dhuna, sikurse e pamë të shtunën e kaluar, është e papranueshme. Në këtë kontekst u bëj thirrje të gjithë pjesëmarrësve të japin kontributin e tyre, që protestat e ardhshme të zhvillohen në mënyrë paqësore. Edhe ata që organizojnë protestën mbajnë përgjegjësi, që situata të mos përshkallëzohet. Në këtë pikë ndaj të njëjtin qëndrim me Presidentin Meta në deklaratat pas bisedës së tij me Presidentin Federal Gjerman Steinmeier.

Schutz tha se në interes të Shqipërisë u bën thirrje të gjitha forcave politike që ndryshimet në opinione t’i përballin në formën e një dialogu konstruktiv në parlament. /tvklan.al