Nuk jepen detaje mbi takimin

Për afro 2 orë ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka qëndruar në godinën qeveritare këtë të premte. Nuk dihet nëse diplomatja është takuar me kryeministrin, i cili po ashtu ndodhej në zyrën e tij apo ndonjë nga vartësit e tij.

Asnjë nga zyrat e shtypit nuk komentojnë mbi këtë vizitë dhe arsyet e saj.

Vizite që vjen në të njëjtën kohë kur çështja më e nxehtë e 24 orëve të fundit është ajo e shembjes së Teatrit Kombëtar.

Por nuk dihet nëse kjo ka qenë tema e diskutimeve të ambasadores Yuri Kim në selinë kryeministrore apo Reforma Zgjedhore ku ambasadorja është investuar personalisht për të ndihmuar palët që Këshilli Politik të vijonte punën këtë fillim jave.

Tv Klan