Vlerëson Reformën në Drejtësi dhe zgjedhjet e 25 Prillit

Ambasadorja amerikane Yuri Kim e konsideron vitin 2021 një vit sfidash të jashtëzakonshme ku ndërsa bota vijoi që të përballej me pandeminë e COVID-19 Shqipëria vijoi rimëkëmbjen pas tërmetit të 2019-s dhe u përball me përmbytje dhe zjarre.

Këtë vit Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, jo vetëm festuan 30 vjetorin e rivendosjes së marrëdhënieve diplomatike, por dhe bëmë përparim historik drejt forcimit të demokracisë. SHBA mbështetën ecjen përpara në zbatimin e Reformës në Drejtësi”.

Sipas ambasadores amerikane, Gjykata Kushtetuese, pas tre vitesh përgjumjeje, filloi të funksionojë duke iu bashkuar elementëve të tjerë të drejtësisë shqiptare, përfshirë SPAK dhe BKH.

“Reforma në Drejtësi nuk ka qenë e shpejtë apo e përsosur, por ajo ecën përpara duke e sjellë më afër vendin pranë Bashkimit Europian dhe SHBA-së. Falë përkushtimit të SPAK dhe BKH kemi filluar të shohim rezultate reale dhe pozitive në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe pandëshkueshmërisë”.

Zonja Kim i referohet edhe zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit ku sipas sajqytetarët ushtruan të drejtën demokratike për të votuar. Pas zgjedhjeve, thekson ambasadorja OSBE-ODIHR hartoi një raport ku u vunë në dukje mangësi dhe parregullsi, ndaj SHBA shpreh mbështetjen për përpjekjet e autoriteteve shqiptare për t’iu përgjigjur rekomandimeve të vëzhguesve të huaj.

Klan News