66% e anëtarëve të Dhomës Amerikane të tregtisë thonë se klima e të bërit biznes në vendin tonë është e pafavorshme.

Në prezantimin e bërë sot nga kjo përfaqësi biznesi vërehet se  Ideksi i besimit që mat klimën e të bërit biznes, për vitin 2019, ka shënuar rënien më të madhe në tetë vjet.

Nga  27 tregues pothuajse të gjithë janë me përkeqësim me përjashtim të 4 prej tyre që kanë shënuar përmirësim të lehtë.

Problemi më i madh i biznese është klima e brendshme poltike, monopoli dhe konkurrenca e pandershme.

E pranishme në konferencën e organizuar ,Ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim tha se shqiptarët kanë nevojë për punësim të të rinjve. Sipas ambasadores Përveç tërmeteve problem për biznesin është edhe pengesa strukturore.

“ Korrupsioni ndikon në ekonomi, pengesë gjithashtu është edhe klima politika dhe konkurrenca e pandershme. Pres të shoh më shumë vizion në këtë aspekt. Populli shqiptar kërkon rezultate”, tha Kim.

Mesazhet e ambasadores ishin të forta për politikën shqiptare duke i sfiduar, siç tha ajo, të punojnë së bashku për t’i dhënë mundësi popullit shqiptar të fitojë më shumë para dhe të krijojë një të ardhme më të mirë për fëmijët.

“Në vend të caktojmë kush e ka fajin për këto probleme shpresoj që të shikohet një zgjidhje praktike për të trajtuar këto çështje”, tha ambasadorja amerikane në Shqipëri.

Klan Plus