Yuri Kim reagoi në Twitter për konfiskimin e 60 milionë Eurove pasuri

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar për konfiskimin e 60 milionë Eurove pasuri, pas dënimit të 11 të dyshuarve pjesë e dosjes 339.

Ky fraksion kishte të bënte me tjetërsimin e pronave tek Rana e Hedhun dhe në Shëngjin. Me anë të një postimi në Twitter, Kim përshëndet punën e Prokurorisë së Posaçme.

“SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë publikë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milionë Euro. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-Shqipërisë. Shpresojmë që SPAK do të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krim të organizuar”.  

Klan News