Yuri Kim: Vetingu duhet të vazhdojë

Yuri Kim: Vetingu duhet të vazhdojë

11:37 23/05/2020

“Ecim përpara, pa marrë parasysh pengesat”

Ambasadorja amerikane, Yuri Kim, shfrytëzoi një takim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit për të dhënë edhe njëherë mesazhin e saj se Reforma në Drejtësi do të vazhdojë.

Për dy ditë me radhë ajo ka folur për një pakt të fshehtë të politikës për ta vrarë reformën në drejtësi nëpërmjet pazareve. Ndërsa në Kolegjin e Apelimit ajo i mëshoi në veçanti procesit të vetingut të gjyqtarëve e prokurorëve.

“Dhoma e Posaçme e Apelit ka një punë të vështirë, por vettingu duhet të vazhdojë të tregojë përgjegjshmëri dhe të fitojë besimin e popullit shqiptar. Le të vazhdojmë përpara, hap pas hapi, pa marrë parasysh pengesat!”.

Një ditë më parë e gjithë politika reagoi pas mesazhit të saj se me Reformën në Drejtësi dhe me Reformën Elektorale nuk mund të ketë pazare. Presidenti Meta bëri publike një platformë të tij, ku përfshihet edhe prekja e Reformës në Drejtësi, duke thënë se kishte njoftuar edhe ambasadoren dhe kryeministrin Rama.

Por kreu i qeverisë e mohoi këtë pretendim dhe kërkoi një tryezë me të gjithë aktorët e Reformës në Drejtësi për të vënë njëherë e mirë pikat mbi “i” për këtë çështje, siç u shpreh ai.  

Tv Klan

Të ngjashme

Grupi

Kallezo