Ambasadorja amerikane në OKB Nikki Haley ka mohuar që të ketë një lidhje jashtë martese me Presidentin Donald Trump.

Këtë deklaratë ambasadorja Haley e bëri ditën e djeshme duke iu përgjigjur Michael Wolff, autorit të librit “Fire and Fury”.

Në këtë libër të botuar së fundmi ku flitet për presidencën e Trump, autori Michael Wolff ka thënë se po hetonte një aferë seksuale në Presidencë. Sapo ai bëri këtë deklaratë, në internet u përfol për Nikki Haley.

“Kjo nuk është absolutisht e vërtetë”

, mohoi ambasadorja amerikane në OKB. Ajo thotë se gratë e suksesshme përgjithësisht vendosen përballë këtyre gënjeshtrave gjatë karrierës së tyre.

Në një intervistë javën e kaluar, Wolff tha se

“duhet të lexoni mes rreshtave dhe kur të gjeni paragrafin, atëherë do ta kuptoni për kë bëhet fjalë”

.

Autori i librit pretendon se ka kaluar shumë kohë në “Air Force One” me ambasadoren Haley, i cili në fakt ka qenë vetëm një herë në aeroportin presidencial. /

tvklan.al