Ambasadorja shqiptare në SHBA, Floreta Faber ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Lajmin e jep vetë ambasadorja përmes një njoftimi në rrjetet sociale.

“Sot u ktheva nga Shqipëria pas një udhëtimi pune dhe pasdreke arrita në Uashington. Sapo zbrita në aeroport, si masë profilaktike bëra testin e Covid-19. Përgjigja ishte pozitiv”, shkruan ambasadorja.

Faber thotë se ka qenë në Shqipëri për dita ditë dhe ka zhvilluar disa takime pune me zyrtarë, kolegë të saj dhe të afërm të cilët nuk i njofton dot një për një.

“Unë u testova negativ ditën kur u nisa drejt Shqipërisë. Në çdo ambient apo takim, zyrtarë apo miqësor, kam mbajtur maskë dhe kam ruajtur distancën e kërkuar, por qartësisht jo mjaftueshëm”, shkruan Faber.

Ambasadorja bën thirrje që të maskat të mos hiqen për asnjë moment. /tvklan.al