Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka rezultuar pozitive pas testit të kryer për Covid-19. Kim në një postim në mediat sociale shprehet se është mirë dhe është izoluar në banesë.

Po ashtu tregon se do të vijojë të kryejë detyrat e saj dhe pse është e sëmurë. Më tej u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të tregojnë kujdes.

“Miq, doja t’ju njoftoja se kam rezultuar pozitive për COVID-19. Unë do të vazhdoj të kryej detyrat e mia dhe jam vetë-izoluar në shtëpi për ditët në vijim.

Faleminderit për urimet tuaja dhe ju lutemi qëndroni vigjilent për shëndetin tuaj!”,shkruan Kim./tvklan.al