Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, do të jetë sot në emisionin “Opinion” në Tv Klan. Njoftimi për intervistën është bërë nga drejtuesi i emisionin Blendi Fevziu, por sot ka reaguar dhe ambasada e SHBA.

Në një postim në mediat sociale, ambasada fton të gjithë qytetarët që të ndjekin këtë intervistë, ku diplomatja do të flasë për zhvillimet e fundit politike në vend, për stërvitjen ushtarake Defender Europe 2021, si dhe për zhvillime të tjera.

Ndiqni sonte në mbrëmje në TV Klan, ora 22:00, intervistën ekskluzive të Ambasadores Yuri Kim me Blendi Fevziun në emisionin Opinion. Shihni Ambasadoren teksa diskuton mbi zgjedhjet e 25 Prillit, zhvillimet e fundit politike, Defender Europe 21 dhe se çfarë kjo stërvitje ushtarake do të thotë për Shqipërinë, si dhe mbi mandatin e saj si Ambasadore deri tani“, është ky njoftimi i ambasadës.

Intervista e ambasadores Kim në Opinion do të transmetohet sot në orën 22:00 në Tv Klan./tvklan.al