Ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, zhvilloi këtë të premte një takim në Gjykatën Kushtetuese.

Ky është momenti kur automjeti i ambasadës amerikane, brenda së cilës ndodhet diplomatja e lartë në vendin tonë, mbërriti në ambientet e Gjykatës Kushtetuese.

Pas përfundimit të takimit, ambasadorja nuk dha prononcim për gazetarët.

Kujtojmë që dje u betua tek Presidenti i Shqipërisë anëtarja e 9 e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj. Takimet e ambasadores Kim kanë qenë të shpeshta edhe në institucionet e tjera të drejtësisë në vendin tonë./tvklan.al