Ambasadorja Yuri Kim takohet me anëtarët e KLP për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi



Ambasadorja Yuri Kim takohet me anëtarët e KLP për të diskutuar mbi Reformën në Drejtësi

17:34 19/04/2021

Anëtarët e KLP janë takuar sot me ambasadoren e SHBA Yuri Kim. Në fokus të takimit kanë qenë diskutimet për Reformën në Drejtësi. Ambasadorja u tha anëtarëve të KLP që tani është koha për të treguar guxim. 

 Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.  Gjatë takimi Ambasadorja ka folur për ecurinë e reformës në drejtësi. Diplomatja Amerikane e ka vendor theksin tek fakti që institucionet e reja të drejtësisë si KLP duhet të ndahen nga modelet e vjetra.

 “KLP duhet të tregojë pavarësinë e integritetin e tij, t’i rezistojë presionit e të japë drejtësi. SHBA si dhe njerëzit e Shqipërisë  janë duke vëzhguar. Ky është një moment i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi, e cila ka përparuar mjaftueshëm për të trembur kundërshtarët por jo aq mjaftueshëm sa për të kënaqur njerëzit. Institucionet e reja gjyqësore si Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ku SHBA e të tjerë kanë investuar shumë, duhet të dalin nga modelet e vjetra. Është koha për të treguar guxim”.

Në njoftim zyrtar të Këshillit thuhet se gjatë takimit janë diskutuara edhe tema të tjera si pavarësia, llogaridhënia dhe disiplina e prokurorëve. KLP i është kërkuar meritokraci në procesin e emërimeve dhe transferimeve të drejtuesve të Prokurorive apo prokurorëve të SPAK. Drejtuesi i KLP, Gent Ibrahimi theksoi se institucioni i drejtuar prej ti, mbetet i angazhuar për të  reformuar sistemin e prokurorisë.

Klan News







Të ngjashme