Amber Rose bën tatuazh në ballë emrat e dy djemve të saj

Amber Rose bën tatuazh në ballë emrat e dy djemve të saj

15:21 10/02/2020

Amber Rose së fundmi ka vendosur që emrat e dy djemve të saj ti “gdhendë” përgjithmonë në ballë.

Ajo ka bërë tatuazh emrat e fëmijëve, Slash dhe Sebastian dhe ka habitur jo pak fansat.

Komentet kanë qenë të shumta, por pjesa më e madhe e ndjekësve të saj në rrjetet sociale janë shprehur se balli nuk është vendi i duhur për të bërë tatuazh emrat e dy fëmijëve të saj.

Djali i madh i Amber, Sebastian Taylor është fryt i marrëdhënies së saj të mëparshme me Wiz Khalifa, ndërsa Slash Electric erdhi në jetë në muajin Nëntor të vitit që kaloi, nga marrëdhënia e saj me Alexander Edwards./tvklan.al




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi