Me lot në sy dhe e tronditur. Kështu shfaqet Amber Heard gjatë rrëfimit para avokatit të saj për mënyrën se si ishte dhunuar nga ish-bashkëshorti i saj, Johny Depp.

Video e publikuar së fundmi nga Daily Mail, i përket gushtit të 2016 kur çifti kishte nisur procedurat e divorcit.

“Ai e hodhi telefonin me sa fuqi kishte në fytyrën time. Unë ula kokën dhe i thashë që më ke goditur në sy. Fillova të qaj dhe ai më kapi prej flokësh dhe duke më thënë, më ler të të shoh se ku të kam goditur. Po sikur të të shkul flokët tani më thoshte teksa më lëvizte kokën nga njëri krah në tjetrin. Është e vështirë ta përshkruaj”.

Rrefimi i Ameber është një nga provat që avokatët e 32-vjeçares kanë dorëzuar në gjykatë javën e kaluar, duke kërkuar një dëmshpërblim prej 50 milionë Dollarësh nga aktori amerikan. Heard dhe Depp u martuan në 2015, ndërsa në Maj 2016 ajo kërkoi divorcin duke e akuzuar për dhunë.

Tv Klan