Pilotët Fernando Alonso dhe Lance Stroll optimistë me nisjen e bashkëpunimit me Honda

Pilotët e Aston Martin, Fernando Alonso dhe Lans Stroll janë të sigurt se partneriteti i ardhshëm i skuderisë së tyre me prodhuesin e motorëve Honda mund t’i çojë ata drejt suksesit në Kampionatin Botëror të Formula 1 në të ardhmen.

Honda do të prodhojë motorët për makinat Aston Martin nga viti 2026. Aktualisht makinat Aston Martin kanë motorë Mercedes. Honda u tërhoq zyrtarisht nga F1 në vitin 2021, por ka vazhduar t’u prodhojë motorë kampionëve botërorë në fuqi Red Bull, të cilët nga viti 2026 do të bashkëpunojnë me Ford.

Sipas Fernando Alonsos, makina do të bëhet edhe më e shpejtë nga ky bashkëpunim.

“Mendoj se kjo tregon përkushtimin që ka skuderia e Formula 1 për të fituar garat, për të fituar kampionate. Mendoj se ne i kemi të gjithë përbërësit për të qenë ekip i suksesshëm në të ardhmen dhe kjo dëshmon sërish ambicien e Aston Martin”.

Spanjolli aktualisht gjendet në vendin e tretë në renditjen e pilotëve pas çiftit të Red Bull Max Verstappen dhe Sergio Perez, ndërsa Aston Martin gjendet në vendin e dytë në renditjen e konstruktorëve pas pesë garave të zhvilluara.

Për pilotin tjetër Lans Stoll ky është një lajm fantastik, e do të ndihmojë skuderinë të fitojë titullin kampion. Alonso u shpreh se është optimist përpara Çmimit të Madh të Monakos të kësaj fundjave.

Klan News