Mijëra njerëz bllokuan rrugët anembanë Serbisë në një protestë  të madhe kundër ndotjes së ajrit. Qytetarët serbë janë kundër dy ligjeve të reja të cilët ata thonë se do të lejojnë kompanitë e huaja të shfrytëzojnë burimet vendase.

Konkretisht protesta drejtohet kundër projektit për përftimin e litiumit në Loznicë, në perëndim të vendit nga grupit lider i minierave Rio Tinto.

Në urën kryesore të Beogradit demonstruesit brohoritën “Rio Tinto ik nga lumi Drin”. Ata mbanin edhe pankarta të tjera ku shkruhej “Ndalni investimet, shpëtoni natyrën”, dhe “Ne nuk e dorëzojmë natyrën në Serbi.”

Ambientalistët shprehen se  miniera e litiumit do të ndotë  ujin e pijshëm në zonë. Kjo ishte protesta e dytë e tillë mbarëkombëtare e organizuar nga grupet për mbrojtjen e mjedisit mes pakënaqësisë në rritje ndaj presidentit serb, Aleksandar Vuçiç.

Klan News