Sazan GuriBanorë të kryeqytetit të zonës pranë Liqenit Artificial kërkojnë sërish nga qeveria dhe bashkia që të mos lejojnë ndërtimin e pallateve shumëkatëshe poshtë digës së liqenit.

Në mbështetje të tyre, ambientalisti Sazan Guri kërkoi që të mos pushtohet edhe hapësira më e fundit publike që ka mbetur në Tiranë.

Pak muaj më parë bashkia e Tiranës dha leje ndërtimi për 5 pallate deri në 17 kate poshtë digës së Liqenit Artificial.

Ambientalistët e kanë kundërshtuar dhënien e këtyre lejeve edhe për faktin se ngritja e pallateve poshtë digës së liqenit përbën rrezik.

Ndërsa qytetarët që e kundërshtojnë zënien e hapësirave publike dhe betonizimin e sipërfaqeve të gjelbërta i kanë kujtuar disa herë kryetarit të Bashkisë së Tiranës premtimin e bërë prej tij në fushaten elektorale të vitit 2011 për zgjedhjet në bashki, se ai nuk do të lejonte kurrë ndërtime në këtë zonë.

Tv Klan