Ishte nisur me ambulancë drejt Tiranës, por fati i keq deshi që të humbiste jetën nga një aksident rrugor. Bëhet fjalë për një 62-vjeçar, i cili gjeti vdekjen këtë të hënë, pasi ambulanca doli nga rruga. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 17:50 në afërsi të fshatit Krutje, në aksin rrugor Fier-Lushnje.

Nga kjo ngjarje mbeti i plagosur edhe shoferi i ambulancës. 55-vjeçari u dërgua në spitalin e Lushnjes dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Rrethanat e plota të këtij aksidenti mbeten të paqarta. Autoritetet hetimore ndodhet në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të saj./tvklan.al