Një ambulancë është përfshirë në një aksident automobilistik në Kavajë tek vendi i quajtur “Bishti i Zhurit”.

Ambulanca u përplas me një makinë tjetër dhe nga përplasja mbetën të lënduar 6 persona.

Policia bën me dije se u plagosën shoferi i ambulancës F.B. dhe pasagjeri, si dhe 4 personat e tjerë që udhëtonin me makinën e dytë. Ata janë L.D., J.D., E.M. dhe J.B. Të gjithë janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.  /tvklan.al