Në Tiranë një autoambulancë është filmuar duke qarkulluar në rrugën e makinave, ndërsa në vend të saj një makinë shfrytëzon rrugën e dedikuar të ambulancës, për t’i shpëtuar trafikut.

Pllakat e trotuareve në Tiranë lëvizin e shpesh kthehen në rrezik rrëzimi për fëmijët e qytetarët.

Në Durrës një pusetë nxjerr ujë si shatërvan, duke e përmbytur të gjithë rrugën.

Rruga “Xhanfize Keko” në Tiranë sapo është rikonstruktuar, por një shtyllë elektrike qëndron “krenare” në mes të saj.

Janë këto disa nga episodet, që shfaqen e komentohen në emisionin e sotëm “Stop”, në rubrikën “Hitparade i absurdit shqiptar”./tvklan.al