Një aksident ka ndodhur sot në mesditë në Tiranë. Mësohet se një ambulancë ka përplasur një këmbësore.

Policia sqaron se ambulanca ka qenë duke transportuar një të sëmurë dhe pasi ka kaluar në semafor me të kuqe, ka përplasur 23-vjeçaren që ishte duke kaluar rrugën.

23-vjeçarja A. M. është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lidhur me këtë ngjarje është ngritur një grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./tvklan.al