Të prekurit me koronavirus në të gjithë botën kanë kapur shifrën e 1 milion e 275 mijë, ndërsa vdekjet janë mbi 69 mijë. Në SHBA numri i vdekjeve ka tejkaluar shifrën 9,600 ndërsa në 24 orët e fundit u regjistruan 1,200 viktima. Rastet e infektimeve ka kapur totalin e 337 mijë gati trefish i Italisë dhe Spanjës dhe katërfishi i Kinës.

Shteti më i prekur është Nju Jorku, ku Covid-19 po përhapet me ritme të frikshme. Rastet pozitive në këtë shtet janë rritur në mbi 122,000, ndërsa numri i të vdekurve është rreth 4,200.

Në Washington ende mungon një urdhër bllokimi dhe izolimi, pasi presidenti amerikan Donald Trump po mendon rihapë gjithçka sa më shpejt të jetë e mundur. Ndërkaq ekspertët kanë parashikuar skenarë tepër frikshme pasi në 10 ditë mund të ketë shumë vdekje.

Të gjitha shtetet në Amerikë kanë politika të ndryshme për të frenuar epideminë, pasi jo të gjitha janë të izoluara, një gjë kjo që është kritikuar nga studiuesit dhe shkencëtarët.

Presidenti Trump vazhdon të insistojë në përdorimin e disa ilaçeve antimalarie për të trajtuar koronavirusin, edhe pse nuk ka akoma prova bindëse për efikasitetin e tyre.

Anthony Fauci, drejtor i Institutit Kombëtar për Alergjitë dhe Sëmundjet Infektive ka deklaruar se banorët disa prej shteteve po vendosin veten në rrezik duke mos u vetëizoluar.

Këshilltarja e presidentit të SHBA Donald Trump, Deborah Birx është shprehur në një konferencë për shtyp se përmirësimi i situatës në Itali dhe Spanjë mund t’i japë shpresë edhe SHBA-së.

Klan Plus