Amerika, kryesuese e koronavirusit



Amerika, kryesuese e koronavirusit

08:20 14/07/2020

Shtetet e Bashkuara të Amerikës vijojnë të shënojnë rekorde të infektuarish dhe të vdekurish. Rreth 40 shtete amerikane kanë regjistruar një shtim shumë të madh rastesh ku lista kryesohet nga Florida dhe Meksika. Në 24 orët e fundit në Florida infektimet ditore kanë kapur shifrën e 15 mijë personave.

Në fillim të javës që kaloj autoritetet lehtësuan masat duke hapur një pjesë të madhe të bizneseve, plazhet, por rastet e shumta të infeksioneve me shumë gjasë do ta mbyllin sërish këtë shtet.

Sipas Reuters nëse Florida do të ishte një vend më vete, do të renditej në vendin e katërt në botë për nga raste e reja me koronavirus në një ditë, pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit dhe Indisë.

Drejtori për sëmundjet infektive në SHBA Anthony Fauci ka kritikuar autoritetet që kanë zbutur shumë herë masat kufizuese. Fauci ka bërë thirrje që njerëzit të eliminojnë lëvizjet dhe të mbajnë maska kudo. Rritje të konsiderueshme rastesh si dhe  shtrime ne spitale ka edhe në Arizona, Kaliforni dhe Teksas.

Ndërkaq Meksika bëhet vendi i katërt në botë pas Shteteve të Bashkuara, Brazilit e Britanisë së Madhe për nga numri i vdekjeve, pasi e kaloi pragun e mbi 35 mijë jetëve të humbura. Amerika Latine tani ka më shumë vdekje sesa Italia.

Presidenti Donald Trump u ka bërë presion shteteve që të rihapin bizneset dhe shkollat. Por shumë guvernatorë e kanë kundërshtuar një gjë të tillë pasi s’mund të bëjnë një rihapje aktivitetesh kur Covid-19 tani është bërë më shumë agresiv se më parë.

Numri i të infektuarve nga Covid-19 në SHBA ka arritur në mbi 3.4 milionë dhe atyre që kanë humbur jetën në mbi 137 mijë persona që kur virusi u  përhap.

Klan Plus




Të ngjashme