Amerikanët dëbohen nga Konsullata në Kinë

Amerikanët dëbohen nga Konsullata në Kinë

15:05 27/07/2020

Hakmarrja e Pekinit për mbylljen e Konsullatës Kineze në Teksas

Largimi i stafit diplomatik nga Konsullata Amerikane e qytetit Çengdu të hënën u krye nën masa të forta sigurie. Disa qindra qytetarë ishin mbledhur në një protestë që shoqëroi dëbimin e amerikanëve nga selia. Sapo ata u larguan, një punëtor hoqi pllakën dhe uli flamurin amerikan.

Vendimi i autoriteteve kineze u mor fill pas mbylljes se konsullatës kineze në Teksas, pas të cilës ata i bënë thirrje Washington-it për reflektim.

“Përgjegjësia qëndron tërësisht nga pala amerikane. Ne përsëri i bëjmë thirrje shteteve të bashkuara të korrigjojë gabimet dhe të japë kontributin e saj për te rivendosur marrëdhëniet dypalëshe”.

Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit u shpreh i zhgënjyer për vendimin e Kinës, duke thënë se konsullata ka qëndruar në qendër të marrëdhënieve me njerëzit në Kinën Perëndimore, përfshirë këtu edhe Tibetin për 35 vjet.

Mbyllja respektive e konsullatave kanë çuar marrëdhëniet mes dy vendeve në pikën më kritike, pas përplasjeve për një sërë çështjesh, si tregtia dhe pandemia e koronavirusit.

Tv Klan





Të ngjashme