Amerikanët kërcënojnë me largim

Amerikanët kërcënojnë me largim

15:36 01/03/2019

Mundësia e tërheqjes së trupave amerikane të KFOR-it nga Kosova është diskutuar në takimet që zyrtarët e lartë amerikanë patën dy ditë radhazi me institucionet e Kosovës. Këtë e konfirmoi bashkëkryesuesi i ekipit negociator për dialog me Serbinë, Shpend Ahmeti, në një emision në Klan Kosova.

Ndërsa Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ushtarët amerikanë nuk largohen nga Kosova për shkak të taksës. Edhe kryetari i parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se baza amerikane Bondsteel do të qëndrojë në Kosovë.

Zyrtarët e lartë amerikanë kanë qëndruar në Beograd e Prishtinë tri ditë radhazi, në përpjekje për pezullimin e taksës dhe vazhdimin e dialogut me Serbinë. Në qëndrimin zyrtar të tyre, pas të gjitha takimeve është thënë se kërkohet me urgjencë pezullimi i taksës dhe vazhdimi i dialogut Kosovë Serbi.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT