Amerikanët kundër vaksinës për Covid-19

Amerikanët kundër vaksinës për Covid-19

22:06 22/05/2020

Vaksina sot është e vetmja shpresë ku të gjithë shkencëtarët dhe kompani farmaceutike janë përqëndruar për të frenuar Covid-19.

Presioni është bërë shumë më i madh dhe konkurrenca mes vendeve për të krijuar dhe më pas nxjerr në treg kurën anti-koronavirus po bëhet gjithnjë edhe më e madhe.

Sipas një sondazhi të bërë nga Reuters së bashku me agjensinë IPSOS, më shumë se ¼ e amerikanëve kanë pak ose aspak interes për të marrë vaksinën.

Një pjesë e tyre kanë treguar që edhe nëse kura vihet në dispozicion, ekziston frika sesa të sigurtë do të jenë njerëzit edhe pas dozës që do të marrin.

Ndërsa ekspertët e shëndetit janë shprehur se një vaksinë për të parandaluar infeksionin është e nevojshme për të rikthyer jetën në normalitet. Sipas tyre ky sondazh tregon se njerëzit nuk kanë frikë ta marrin vaksinën, por nuk besojnë në administratën e Trump, i cili tanimë është vënë nën kritika për mënyrën sesi po e menaxhon situatën ndaj pandemisë.

Sipas Reuters, shumica e të anketuarve të pyetur për gjatë një jave, tregojnë se do të ndikohen nga udhëzimet e Administratës së Ushqimit dhe Barnave ose nga rezultatet e studimeve shkencore që të tregojnë se vaksina është e sigurt dhe parandalon virusin.

Kreu i Shtëpisë së Bardhë ka deklaruar se vaksina do të jetë gati deri në fund të këtij viti edhe pse dihet që për të prodhuar atë duhet të paktën 10 deri ne 15 vjet.

Ndërkaq një pjesë e madhe e demokratëve janë shprehur se vaksina nuk do të jetë gati deri në mesin e vitit 2021 dhe se Trump po përpiqet që të krijojë idenë se SHBA-ja do të jetë e para që do japë kurën anti-Covid 19.

Jo vetëm kaq, por sipas këtij sondazhi frika tjetër për t’iu nënshtruar vaksinimit vjen edhe për shkak se rrjetet sociale por edhe mediat gjatë këtyre kohëve kanë prodhuar lajme të rreme lidhur me kurën, medikamentet dhe efektet që ato do të japin nëse njerëzit i përdorin.

Klan Plus

Të ngjashme

Grupi

Kallezo