Sondazhi i realizuar nga Reuters/Ipsos vjen në një kohë kur presidenti Biden mban një tjetër qasje për luftën në Gaza
Shumica e amerikanëve preferojnë një kandidat presidencial që nuk mbështet ndihmën ushtarake amerikane për Izraelin, sipas një sondazhi të ri të Reuters/Ipsos.
Sondazhi tre-ditor, tregon se 56% e të anketuarve shprehen se nuk do të mbështesnin një kandidat që mbështet ndihmën ushtarake për Izraelin, krahasuar me 40% që thanë se do të kishin më shumë gjasa të mbështesnin një kandidat të tillë.
Rezultatet vijnë në një kohë kur presidenti Biden mban një tjetër qasje për luftën në Gaza, i cili është kritikuar brenda partisë së tij përpara zgjedhjeve të nëntorit. Mbështetja e hershme dhe e zëshme e Biden për Izraelin dhe refuzimi i tij për të kushtëzuar ndihmën ushtarake me një ndryshim në taktikat ushtarake ka shkaktuar zemërim edhe në liderët e tjerë botërorë.
Zemërimi i demokratëve është rritur ndërsa numri i të vdekurve në Gaza rritet, uria po afrohet dhe pjesa më e madhe e popullsisë 2.3 milionëshe të territorit është bërë të pastrehë. 22% e amerikanëve në sondazh fajësojnë qeverinë izraelite për konfliktin. Ata gjithashtu shprehen se do të donin një kandidat presidencial që do të bënte thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në konflikt.
Ndërsa Biden është përpjekur të balancojë mbështetjen e tij për Izraelin me thirrjet që ushtria e tij të bëjë më shumë për të shmangur viktimat civile, ndërsa Trump ka dënuar duke e përdorur luftën si një mundësi për të goditur edhe një herë rivalin e tij politik.
Klan News