Teherani: S’kemi dijeni. Sekuestrohet anija me naftë kontrabandë

Ushtria amerikane njoftoi shkatërrimin e një droni iranian që fluturonte pranë një anije të tyre luftarake në Gjirin e Omanit. Lajmin e konfirmoi edhe vetë presidenti Donald Trump, gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë.

Trump tha se droni fluturonte fare pranë anijes amerikane dhe ekuipazhi e goditi për qëllime mbrojtëse. Megjithatë, Teherani tha se nuk kishte dijeni për humbjen e ndonjë droni nga flota ajrore iraniane.

Ky është incidenti i radhës pas tensioneve të vazhdueshme me anijet që transportojnë naftë përmes ngushticës së Hormuzit. Garda revolucionare iraniane njoftoi sekuestrimin e një anieje me flamur panamez dhe arrestimin e 12 pjesëtarëve të ekuipazhit që kontrabandonin 1 milionë litra karburant.

Tv Klan