Kandidatët për në Kongres dhe përkrahësit e tyre të profilit të lartë po përdorin ditën e fundit të fushatës, të hënën, për të tërhequr votuesit, ndërsa partitë e mëdha politike luftojnë për kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në zgjedhjet që bien në mes të mandatit të presidentit.

Presidenti Donald Trump kërkon që republikanët e tij të mbajnë shumicën në dy dhomat e Kongresit, ndërsa demokratët po përpiqen të thyejnë monopolin.

Para se të udhëtonte të dielën për fushatë në Xhorxhia dhe Tenesi, presidenti Trump shprehu optimizëm për perspektivat e partisë së tij.

Nga ana tjetër ish-presidenti Obama në radhë të parë të demokratëve foli më në përgjithësi rreth votimit të së martës, duke thënë se kjo mund të ishte “zgjedhja më e rëndësishme e jetës për amerikanët”.

Analistët politikë dhe rezultatet e sondazheve të opinionit u japin demokratëve një shans më të mirë për të fituar shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve sesa në Senat. Votuesit të martën do të zgjedhin për 435 vendet në Dhomën e Ulët dhe 35 nga 100 vendet e Senatit.

Përveç garave të kongresit, 36 nga 50 shtetet e SHBA-së kanë për të zgjedhur guvernatorë të martën. Aktualisht kandidojnë 33 guvernatorë republikanë, 16 demokratë dhe një i pavarur.

Tv Klan