Qytetarëve amerikanë duhet t’i ndalohet lëvizja e lirë pa viza në vendet e Bashkimit Europian përpara verës, sepse Washingtoni nuk lejon disa vende të Unionit të futen në SHBA pa viza. Kështu u shprehën ligjvënësit europianë në një votim të mbajtur të enjten.

Vota e Parlamenti Europian ka si qëllim që t’i bëjë presion Komisionit Europian, ekzekutivit të BE, që të vendosë  një pezullim një vjeçar si kundërpërgjigje për ndalimin e lëvizjes pa viza të qytetarëve nga Polonia, Kroacia, Qipro, Rumania dhe Bullgaria, të gjitha vende anëtare të bllokut prej 28 shtetesh.

Një zyrtar i Komisionit Europian tha se vijojnë kontaktet me administratën amerikane për të arritur një reciprocitet të plotë të vizave, por nuk sqaroi nëse do të meren masa të menjëherëshme.

Parlamenti i bëri thirrje Komisionit që të adaptojë masa shtrënguese kundër qytetarëve amerikanë

“brenda dy muajve”.

“Komisioni do të raportojë për progresin e mëtejshëm përpara fundit të Qershorit të 2017 –ës”

, tha për

Reuters

një zyrtar ekzekutiv i BE.

Sipas rregullave të Bashkimit Europian, vendimi për të ndaluar lëvizjen e lirë pa viza duhet të merret brenda dy viteve, nga hera e parë që konstatohet se vende të caktuara nuk lejojnë lëvizjen pa viza për qytetarët e BE.

Rasti i parë i mungesës së reciprocitetit nga SHBA ishte në Prill të 2014 –ës. Parlamenti argumenton se për pasojë, Komisioni është i

“detyruar ligjërisht”

që të marrë masa.

Kanadaja gjithashtu imponon që qytetarë nga Bullgaria dhe Rumania të jenë të pajisur me vizë për t’u futur në këtë shtet, megjithatë sëfundmi njoftoi heqjen e tyre në Dhjetor.

Reuters/tvklan.al