“Shuma pësoi rritje me 31.67% krahasuar më të njëjtët muaj në 2020”

Të ardhurat e çmimit bruto që klienti paguan kundrejt mbulesës së sigurimit për periudhën Janar-Tetor 2021 kapën vlerën 15,741 milionë Lekë ose 16.48% më shumë se në Janar-Tetor 2020. Gjatë së njëjtës periudhë numri i kontratave të sigurimit të lidhura pësoi një rritje prej 21.34% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raporton se dëmet e paguara bruto për  sigurimin motorik në periudhën Janar-Tetor 2021 kapën vlerën 3,3 miliardë Lekë, afërisht 33 milionë Dollarë, duke pësuar një rritje me rreth 31.67% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Lëvizja e lirë dhe pa kufizime nga pandemia, ndikoi në shtimin e aksidenteve gjatë verës, por edhe të dëmshpërblimeve të paguara nga kompanitë e sigurimeve për shkak të tyre.

AMF raporton se Primet e sigurimit të detyrueshëm motorik, gjatë periudhës Janar-Tetor 2021 arritën rreth 9,6 miliardë Lekë, afërisht 96 milionë Dollarë ose 12.77% më shumë se në Janar-Tetor 2020.

Sipas Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, pjesa më e madhe e dëmeve të paguara bruto i përket sigurimit motorik me rreth 3,3 miliardë Lekë apo 59.61% të totalit të dëmeve të paguara bruto.

Klan News