Rregullorja e re synon dhënien fund të zvarritjeve për dëmshpërblimet

Fondi i kompensimit për aksidentet që shkaktohen nga palë të pasiguruara do të jetë minimalisht 1.5 milion dollarë.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare ka hartuar një rregullore të re për Byronë Shqiptare të Sigurimit duke bërë që të mos ketë vonesa për mungesë buxheti në kompensimin e të dëmtuarve që kanë fituar të drejtën.

Po ashtu rregullorja detyron krijimin e Fondit të Kartonit Jeshil, fond i cili mblidhet nga Byroja dhe përdoret në rastet e aksidenteve me policë ndërkombëtare brenda territorit tonë.

Ligji i ri i sigurimeve të mjeteve motorike i jep të drejtë të askidentuarve që kërkesën për dëmshpërblim tashmë mos ta bëjnë pranë Byrosë, por kompanisë ku janë vetë të siguruar.

Tv Klan