Veliaj: Presim të vijnë deri në 100 mijë tifozë

Dy Fan Zone do të ngrihen në Tiranë për tifozët e Romës dhe Fejnordit që nuk kanë bileta për stadium, por duan të ndjekin finale e Conference League në Tiranë. Teksa mbolli pemë me nxënësit e shkollës Emin Duraku, kryebashkiaku Veliaj tha se tifozët do të mund ta ndjekin ndeshjen përkatësisht te Amfiteatri i Tiranës dhe pedonalja ‘Murat Toptani”.

“Kemi përgatitur Amfiteatrin e Liqenit, ku do të vendosen tifozët e Romës, të cilët do ta ndjekin ndeshjen përmes ekraneve të mëdha, nëse nuk kanë bileta. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe me tifozët e Feyenoord, që vijnë nga Roterdami, te pedonalja e Tiranës”.

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh optimist se nga rezervimet parashikohet që Tiranën në ditën e finalet se Konferencë ligë ta vizitojnë një numër shumë i madh tifozësh që përkrahin dy skuadrat finalist, Romën dhe Fejnordin.

“Këtë javë presim nga 50 deri në 100 mijë tifozë, të cilët ndoshta do të vijnë edhe pa bileta, vetëm për atmosferën”.

Për të lehtësuar lëvizjen e tifozëve në kryeqytet, qeveria ka vendosur që e mërkura të jetë një ditë pushimi për gjitha institucionet publike në qarkun e Tiranës, ndërsa Bashkia e Tiranës e ka caktuar atë një ditë pa makina.

Tv Klan