Çuçi: Presim zbardhjen e Kushtetuese, do votojmë marrëveshjen me Italinë

3150 të dënuar ne total pritet të amnistohen pas ditës së enjte, ku parashikohet votimi i Amistisë Penale. Në mbledhjen e grupit, PS vendosi të mos e shtyjë më votimin pasi sfidës së sigurimit të 84 votave duket se i ka ardhur fundi.

Kjo falë Lulzim Bashës dhe grupit të deputetëve që e mbështesin, të cilët në këmbim të votave do të kalojnë një amendament që liron nga akuzat protestuesit e opozitës, të cilët mund të jenë arrestuar ose ka procedim penal.

Mes 3150 të dënuarve që pritet të përfitojnë nga amnistia, 590 prej tyre do të lirohen nga qelia.

Përfituesit e Amnistisë Penale

3150 të dënuar në total

2070 të dënuar me shërbim prove

1080 me vendim të formës së prerë

590 lirohen direkt nga burgu

500 ulje dënimi 1 – 1.5 vite

Në mbledhjen e kësaj të hënë, kreu i grupit parlamentar Bledi Çuçi tha se të enjten pritet të kalojë për votim edhe marrëveshja me Italinë për emigrantët. Pas zbardhjes së plotë, pritet që vendimi të hyjë në fletoren zyrtare duke i hapur zyrtarisht rrugën miratimit në Kuvend.

Në seancës e së enjtes, pritet që të kalojë edhe marrëveshja për programin e shkëmbimit të studimeve universitare në Evropën Qendrore, si edhe projektligji për Zonat e Mbrojtura.

Klan News