Ministria e Financave ka përfunduar hartimin e draftit që parashikon falje të plotë dhe të pjesshme për bizneset dhe automjetet që kanë detyrime të papaguara tatimore dhe doganore, gjoba dhe kamatvonesa. Për tatimpaguesit që kanë detyrime të papaguara para 31 Dhjetorit 2011 falja do të jetë pa kusht, e plotë për të gjitha detyrimet ndërsa për ato nga Janari 2012 deri me sot, falja e gjobave, detyrimeve dhe kamatvonesave është me kusht .

Shans i jepet edhe drejtuesve të automjeteve që nuk kanë bërë pagesën e taksave. Ata qe bejne crregjistrimin  e automjeteve nuk do kene detyrim te paguajne taksat por jane te ndaluar te perdorin me automjetin. Ndersa atyre  qe paguajne taksat I lihet e drejta te vazhdojne perdorimin

A japin keto falje mesazhe te gabuara tek tatimpaguesit?

Niko Lera – Drejtor i Politikave Fiskale, Ministria e Financave:

“Mesazhi për tatimpaguesit e rregullt është jo ai i duhuri. Megjithatë përvoja jo vetëm e jona, por edhe botërore ka treguar që shpesh është e nevojshme dhe e domosdoshme”

Në draft është parashikuar që të ketë fshirje të plotë edhe të gjobave të gjeneruara në sistemin elektronik tatimor në Korrik të këtij viti për bizneset që nuk deklaruan në kohë punonjësit. Afati për zbatimin e amnistisë është parashikuar që të shtrihet në një periudhe 7 – 8 muaj nga hyrja në fuqi e ligjit.

Tv Klan