Gruaja e pestë që shërben në Gjykatën e Lartë

Donald trump duket se tashmë e ka zgjedhur se kush do të zërë vendin bosh në Gjykatën e Lartë amerikane pas vdekjes se Ruth Bader Ginsburg. Është një tjetër grua dhe quhet Amy Coney Barrett, aktualisht gjyqtare në Gjykatën Federale të Apelit.

Presidenti amerikan nuk pranoi të konfirmonte lajmin, por tha se ishte i impesiopnuar nga kredencialet e Barrett.

Vendimi do të krijonte një luftë të hidhur në Senatin e kontolluar nga republikanët, pasi Trump u ka kërkuar të konfirmojnë të nominuarin e tij përpara zgjedhjeve të 3 nëntorit.

48-vjeçarja u emërua nga Trump në Gjykatën e 7-të të Rrethit të Apelit me bazë në Çikago në 2017 dhe është e njohur për pikëpamjet e saj fetare konservatore. Nëse konfirmohet nga Senati, ajo do të bëhet gruaja e pestë që shërben në gjykatën e lartë.

Tv Klan