Vajza e moderatorit të njohur Ardit Gjebrea, Ana është vlerësuar më çmimin e parë në Festivalin e Fëmijëve. Ajo do të përfaqësojë Shqipërinë në “Junior Eurovision Song Contest 2021” që do të mbahet në Paris, më 19 Dhjetor të këtij viti.

Ana do përfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Stand by you” dhe përmes një postimi në Instagram, ajo shprehet e lumtur për këtë çmim dhe se do përpiqet të japë më të mirën.

Ardit Gjebrea ka ripublikuar në Instagram-in e tij një postim të vajzës së tij, e cila mban në duar çmimin fitues të festivalit.

“Nuk mund ta shpjegoj me të vërtetë se çfarë ndjeva kur emri im u shpall fitues i Junior Fest në Shqipëri sonte. Unë jam me të vërtetë e lumtur që përfaqësoj vendin tim në Junior Eurovision Song Contest 2021 dhe do të bëj çmos! Faleminderit Zotit! Faleminderit RTSH për këtë mundësi”, ka shkruar ajo.

Mesa duket moderatori ndihet krenar për vajzën e tij që duket se ia ka marrë gjithë talentin në muzikë. /tvklan.al